SHBA, 714 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Amerika

SHBA, 714 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 618.149, prej të cilëve 714 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 36,05 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,07 milionë raste të konfirmuara dhe 64.853 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 195,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 166,8 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 71 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës./AA/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat