Një tërmet me magnitudë 7.0 goditi gadishullin e Alaskës, tha të shtunën Qendra Sizmologjike Evropiane – Mesdhetare (EMSC).
Sipas Reuters, nuk ka asnjë paralajmërim për cunami pas këtij tërmeti, së paku kështu thotë “Sistemi amerikan i Paralajmërimit për Cunami”.
Bazuar në njoftimin e uebfaqes së EMSC-s, tërmet ishte në një thellësi prej 10 kilometrave.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar ose për dëme të mundshme materiale.