Numri i personave të vdekur nga Covid-19 në SHBA është rritur në 621.036, prej të cilëve 1.943 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 36,6 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,11 milionë raste të konfirmuara dhe 64.593 të vdekur.
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 71,6 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.