Hulumtimi tregon pse shumë foshnje po vdesin nga COVID-19 në Brazil

Amerika

Hulumtimi tregon pse shumë foshnje po vdesin nga COVID-19 në Brazil

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:55
Lucas

Më shumë se një vit pas pandemisë, vdekjet në Brazil tani janë në kulmin e tyre. Por pavarësisht dëshmive dërrmuese që COVID-19 vret rrallë fëmijë të vegjël, në Brazil 1 mijë e 300 foshnja kanë vdekur nga virusi. Një mjek refuzoi të testonte djalin një vjeçar të Jessika Ricarte për COVID-19, duke thënë se simptomat e tij nuk përputheshin me profilin e virusit. Dy muaj më vonë ai vdiq nga komplikimet e sëmundjes.

Pas dy vitesh përpjekjesh dhe trajtimesh të dështuara të fertilitetit, mësuesja Jessika Ricarte kishte hequr dorë nga të krijuarit një familje. Pastaj ajo mbeti shtatzënë me Lucas, raporton BBC.

“Emri i tij vjen nga shkëlqimi. Dhe ai ishte një dritë në jetën tonë. Ai tregoi se lumturia ishte shumë më tepër nga sa e imagjinonim,” thotë ajo.

Image

Ekziston një keqkuptim se fëmijët  nuk janë në rrezik për COVID-19, thotë Dr Fatima Marinho, e cila është gjithashtu një këshilltare e lartë në OJQ -në ndërkombëtare shëndetësore ”Vital Strategies”. Hulumtimi i Marinho ka gjetur se një numër tronditës i lartë i fëmijëve dhe foshnjave janë prekur nga virusi.

Midis shkurtit 2020 dhe 15 marsit 2021, COVID-19 vrau të paktën 852 fëmijë të Brazilit deri në moshën nëntë vjeç, përfshirë 518 foshnje nën një vjeç, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil. Por Dr Marinho vlerëson se ky numër është dyfishtë më i lartë se sa ai i raportuar. Një problem serioz i nën -raportimit për shkak të mungesës së testimit të COVID-19 është ulja e numrave, thotë ajo.

Dr Marinho llogariti tepricën e vdekjeve nga sindroma e frymëmarrjes akute e paspecifikuar gjatë pandemisë, dhe zbuloi se kishte 10 herë më shumë vdekje nga sindroma e frymëmarrjes e pashpjegueshme sesa në vitet e mëparshme. Duke shtuar këto numra, ajo vlerëson se virusi në fakt vrau 2 mijë  e 60 fëmijë nën nëntë vjeç, përfshirë 1 mijë e 302 foshnje.

Të  njejtë n problem me rritjen e infektimeve të fëmijë t janë duke e parë SHBA-të dhe Indonezia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat