Biden dërgon një mijë trupa drejt Afganistanit

Amerika

Biden dërgon një mijë trupa drejt Afganistanit

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 23:00
Joe Biden

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur 1 mijë trupa të tjerë në Afganistan për të ndihmuar në përpjekjet e evakuimit në Kabul.

Rreth 3 mijë trupa të tjerë janë dërguar në fillim të kësaj jave atje.

E, kjo e çon numrin e përgjithshëm të trupave amerikanë në Afganistan në 6 mijë, së paku përkohësisht.

Kurse, në kulmin e pushtimit amerikan në vitin 2011, në Afganistan ishin 110 mijë trupa amerikane atje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat