Biden pranon 'kolapsin e shpejtë' në Afganistan pasi talebanët marrin Kabulin.
Joe Biden tani është duke u deklaruar në lidhje me situatën në Afganistan, shkruan “The Guardin”, përcjell “Bota sot”.
Presidenti tha se ai dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare kanë qenë "duke monitoruar nga afër" situatën në terren në Afganistan.
Biden pranoi se bota tani po sheh një "kolaps të shpejtë" të qeverisë afgane, por ai këmbënguli se misioni amerikan në Afganistan "kurrë nuk supozohej të ishte ndërtim kombi".