Diplomati kryesor amerikan në Afganistan ka kritikuar "raportet e rreme" për vendndodhjen e tij.
Të dielën, ndërsa talibanët përparuan në kryeqytet, departamenti i shtetit amerikan njoftoi se i gjithë stafi i ambasadës ishte evakuuar në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, i cili ishte nën kontrollin ushtarak amerikan, shkruan BBC, përcjell Bota sot.
Pavarësisht përleshjes, ambasadori Ross Wilson sqaroi përmes një postimi në Twitter se ai dhe stafi i ambasadës janë ende në Kabul.
“Përkundër disa raportimeve të rreme. Stafi i ambasadës amerikane dhe unë jemi në Kabul duke punuar shumë për të ndihmuar mijëra qytetarë amerikanë dhe afganë të cenueshëm”, ka shkruar ai.