Vajza e presidentit afgan mes luksit në SHBA

Amerika

Vajza e presidentit afgan mes luksit në SHBA

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 00:33
Mariam Ghani

Mariam Ghani, vajza 42-vjeçe e Presidentit afgan Ashraf Ghani, i përplasi derën gazetarit dhe fotografit të New York Post në apartamentin e saj në Brooklyn.

E ndërsa i ati i saj president u arratis me 169 milionë dollarë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe gratë afgane jetojnë me frikën e rikthimit të talebanëve, vajza e Ghanit jeton e qetë jetën artistike në Amerikë.

Mariam Ghani, një artiste vizuale gëzon një mënyrë jetese boheme në Brooklyn, ku kontrasti me sundimin e ashpër të talebanëve mbi gratë dhe vajzat nuk mund të ishte më i ashpër.

Ajo nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetares që ishte në apartamentin e saj, të vendosur në një ndërtesë luksoze në një bllok të qetë.

Në një postim në rrjetet sociale Mariam Ghani tha se ishte “e zemëruar dhe e pikëlluar dhe tmerrësisht e frikësuar për familjen, miqtë dhe kolegët e lënë pas në Afganistan“, duke shtuar se “po punoj për të bërë gjithçka që mundem në emër të tyre“

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat