Vajza e presidentit afgan në arrati jeton jetën saj artistike si “boheme” në New York , ndërsa gratë afgane kanë frikë nga kthimi i talebanëve në atë vend
Ndërsa gratë në Afganistan janë të trembura nga frika për kthimin e sundimit shtypës të talebanëve, vajza e Presidentit të mërguar të Afganistanit Ashraf Ghani po bënë jetën artistike në Brooklyn - New York City, shkruan Tamar Lapin , e NY Post, trasmeton Bota sot.
Mariam Ghani, shkruan Post, është një artiste vizuale 42-vjeçare dhe regjisore, e cila tash sa vjet po gëzon një mënyrë jetese boheme në katin e lartëm të apartamentit të saj në Bruklin, NY, ku tani bie në kontrast me jetën mes sundimit të ashpër të talebanëve mbi gratë dhe vajzat që nuk mund të kenë mundësin e vejushes Ghani.
Gazeta konservative njujorkeze e përditëshmja NY Post e “zbuloi” apartamentin e saj, të martën, disa ditë pasi babai i saj e la vendin në duart e talebanëve që kan nën kontrollin e tyre me grupet militante ekstremiste, që e morën dhe Kabulin të dielën.
NY Post, me një fotoreportere ju drejtua hyrjes së apartamentit luksoz dhe kërkoj për pak çaste të komunikojë me Miriam Ghanin. Por, ajo nuk pranoi t'i përgjigjej pyetjeve të reporteres që qendroi jashtë banesës së saj, e cila është e bler në një ndërtesë luksoze - Apartamenti është Luxury condominium, apartament në një lagje të qetë dhe të shtrejtë Downtown Brooklyn - Clinton Hill, pranë restoranteve të zhurmshëm dhe Institutit Pratt.
Miriam Ghani, vajza 43-vjeçare e presidentit afgan Ashraf Ghani, sapo pa që para derës së saj ndodhej gazetarja dhe cameromani, e përplas derën dhe nuk dha asnjë përgjigje reporteres dhe cameromanit të NY Post në apartamentin e saj në Clinton Hill, Brooklyn.
NY Post shkruan se “Babai i saj udhëheqës afgan u largua “fsheurazi” nga pallati presidencial ne Kabul, të dielën me rojet më të besuar të tij, dhe, sipas ambasadës ruse në Kabul, iku me katër automjete dhe një helikopter plot para. Destinacioni i tij nuk u zbulua menjëherë, megjithëse u folë se ai shkoi në një vend fqinj, si Uzbekistani ose Taxhikistani, por Arabia Saudite njoftoi se ai ndodhet atje.
Ashraf Ghani u largua nga Afganistani ndërsa talebanët e morën shumë shpejt edhe Kabulin.
Në një postim në mediat sociale nga një vend i panjohur, Ashraf Ghani, 72 vjeç, pohoi se kishte ikur për të shpëtuar jetë, duke shkruar: "Nëse do të kisha qëndruar, një numër i madh i bashkatdhetarëve të mi do të martirizoheshin dhe Kabuli do të përballej me shkatërrimin dhe do të shndërrohej në rrënojat që mund të rezultojnë në një katastrofë njerëzore për gjashtë milionë banorët e saj. ”
Politikanët dhe ekspertët, megjithatë, thonë se largimi i tij i papritur pengoi negociatat për një transferim të qetë të pushtetit me talebanët - dhe se Ghani i la njerëzit në baltë, duke mos u përballur me kaosin dhe frikën për një rikthim në sundimin brutal të grupit militant.
Në një postim në Instagramin e saj të hënën, Mariam Ghani tha se ishte "e zemëruar dhe e pikëlluar, tmerrësisht e frikësuar për familjen, miqtë dhe kolegët të lënë pas në Afganistan", duke shtuar se ajo "po punonte me të gjitha mundësit e saj për të bërë gjithçka që mundej në emër të tyre".
Nuk është ende e qartë nëse Mariam Ghani, e cila ka lindur në Brooklyn dhe është rritur në periferinë e Maryland, ka komunikuar me babai i saj para se ai të largohej.
Miriam Gahani, thuhet se fillimisht ka punuar në qeverinë afgane, duke filluar në 2002 - para se babai i saj të zgjidhej president fillimisht në 2014, dhe pastaj përsëri në 2019 -.
Puna e saj që atëherë është shfaqur në disa nga muzetë më të njohur në botë, përfshirë Guggenheim dhe MOMA në Nju Jork dhe Tate Modern në Londër. Në vitin 2018, ajo u regjistrua në fakultetin - Kolegjin Bennington në Vermont.
"Unë jam rritur më shumë midis kulturave," shkruan ajo në biografinë e saj. "Dhe ky është pozicioni nga i cili punoj si një artiste."
Vajza e presidentit Afgan - Miriam Gahni nuk ka komentuar publikisht për veprimet e fundit të babait të saj. Në një artikull të New York Times të vitit 2015 në lidhje me punën e tij ajo tha se mendonte se ai ishte "i jashtëzakonshëm”.
Para se të kthehej në Afganistan në 2001, Ashraf Ghani - ishte një akademik që mbante një doktoraturë nga Universiteti Columbia i New York City - dhe punoi disa vite në NY në OKB dhe Bankën Botërore në Washington.
Ai dhe gruaja e tij, Rula Ghani, e cila është nga Libani, rritën dy fëmijët e tyre, Mariam dhe Tarek, në Maryland, kur Ashraf jepte mësim në Universitetin Johns Hopkins. Ndërsa, e bija Mariam Ghani ndoqi Universitetin e Nju Jorkut dhe Shkollën e Arteve Pamore.
Profili i vitit 2015 e përshkroi Miriam Ghanin si "një aktiviste feministe" e cila ishte "shumë e aftë në politikën e interpretimit të jashtëzakonshëm.”
Në postimin e saj të fundit në Instagram të hënën, Miriam Ghani nuk e përmendi aspak gjendjen e grave afgane - të cilat edhe një herë raportojnë se janë ndërprerë nga shkolla dhe puna ose potencialisht janë detyruar të martohen me luftëtarët talebanë.
Ajo, thotë se me punën e saj siguroi burime financiare për njerëzit që kërkojnë të ndihmojnë banorët e Afganistanit, duke përfshirë edhe letrat drejtuar zyrtarëve të zgjedhur në SHBA komunikimin e saj me organizatat jo qeveritare që ndihmojnë refugjatët ose duke bërë donacione.