Uragani Grace me erëra të forta dhe shi u shfaq në bregdetin e Karaibeve të Meksikës të enjten, duke ndaluar fluturimet dhe duke detyruar disa turistë të kalojnë natën në strehimore të stuhive, raporton France24.
Uragani i Kategorisë Një-më i ulëti në shkallën pesë nivele Saffir-Simpson-arriti në tokë para agimit në Gadishullin Jukatan pranë qytetit Tulum.
Shpejtësia e saj ishte prej 130 kilometrash në orë, por u dobësua pak ndërsa lëvizte në brendësi, tha Qendra Kombëtare e Uraganëve Amerikanë në Miami, duke paralajmëruar për një "stuhi të rrezikshme" në zonë.