Iu dha kolegëve kek me kanabis! Ushtarja kanadeze shpallet fajtore, rrezikon 5 vite burg

Amerika

Iu dha kolegëve kek me kanabis! Ushtarja kanadeze shpallet fajtore, rrezikon 5 vite burg

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 07:49
Chelsea Cogswell

Një ushtare në Kanada rrezikon të dënohet me 5 vite burg pasi iu dha kolegëve të saj kek me kanabis gjatë disa manovrave ushtarake me armë të vërteta.

Chelsea Cogswell u shpall fajtore për drogimin e 8 kolegëve të saj si dhe për sjellje të papërshtatshme në radhët e ushtrisë.

Ushtarët u ndjenë të droguar dhe konfuzë ndërsa mbanin armët pasi konsumuan ëmbëlsirat e ofruara nga Chelsea dhe raportuan për situatën.

Gjykatësja ushtarake Sandra Sukstorf u shpreh se u gjetën prova të pakundërshtueshme se Chelsea Cogswell iu dha kekët me kanabis ushtarëve të tjerë në mënyrë të vullnetshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat