Banorët në Bregun Lindor të SHBA janë nxitur të përgatiten për një nga stuhitë më të fuqishme të viteve, raporton BBC.
Uragani Henri, i cili është forcuar nga një stuhi tropikale, pritet të godasë të dielën Long Island të Nju Jorkut dhe pjesët jugore të New England.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në pjesë të shtetit të Nju Jorkut pasi priten erëra deri në 120 kilometra në orë dhe deri në 15 centimetra shi.
Uraganët janë të rrallë për këtë pjesë të bregdetit amerikan.
New England u godit për herë të fundit në 1991, kur Uragani Bob shkaktoi vdekjen e 17 personave.