Në Haiti pas tërmetit që ndodhi më 14 gusht dhe i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 2 mijë personave, ka nevojë për produkte ushqimore dhe higjienike.
Sipas lajmit të BBC-së, Nadesha Mijoba nga Fondacioni Shëndetësor i Haitit tha se mund të përballen me fatkeqësi shëndetësore dhe kanë bërë përgatitje kundër kësaj.
"Situata sanitare është mjaft kritike.
Shpresoj të mos shpërthejë ndonjë epidemi e kolerës", tha Mijoba.