Shuma vatra zjarresh kanë nisur të përhapen në mbarë Paraguain, duke shkatërruar mijëra hektarë rajonesh të mbrojtura me ligj.
Ministria e Emergjencave ka raportuar se pas dy ditësh zjarri është shuar në parkun kombëtar “Sero Sora”.
Rreth gjashtë mijë hektarë pyjesh janë djegur.
Vatra të reja zjarresh po vazhdojnë të kërcënojnë në pjesët e tjera të vendit. Autoritetet kanë thënë se zjarrfikësit po luftojnë me flakët edhe në rajon Gran Çako, që zgjatet edhe matanë Bolivisë fqinje.
Thatësia e madhe dhe erërat e fuqishme nga veriu kanë ndihmuar përhapjen e zjarreve pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve dhe vullnetarëve.