Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur mëngjesin e së enjtes, si pasojë e gjuajtjes me armë afër një gjykate në qytetin Kankakee të Ilinoisit, në SHBA.
Kryetari i Bashkisë së qytetit, Christoper Curtiska thënë për Associated Press se të dyshuarit për gjuajtjen janë dërguar në mbajtje. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me viktimat apo të dyshuarit.
Ndërkaq, asistenti i tij David Guzman ka thënë se vendi ku ka ndodhur sulmi është siguruar dhe se nuk përbën më rrezik.
Kankakee është një komunitet i përbërë nga rreth 26,000 mijë banorë dhe ndodhet rreth 100 kilometra në jug të Chicagos.