Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë sot çdo mundësi për njohjen e menjëhershme të regjimit taleban nga SHBA-ja ose aleatët e saj.
“Unë dua të jem shumë e qartë: nuk do të ketë nxitim për ndonjë njohje nga SHBA-ja ose partnerët ndërkombëtarë me të cilët kemi diskutuar”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, gjatë një deklarate për shtyp, raporton ATSh.
SHBA-ja është në kontakt të rregullt me talebanët.
Ndërsa po përpiqet nëpërmjet një operacioni të rrezikshëm për të evakuuar dhjetëra mijëra njerëz nga Afganistani.