Protestë gjatë fjalimit, kryeministri kanadez anulon tubimin zgjedhor

Amerika

Protestë gjatë fjalimit, kryeministri kanadez anulon tubimin zgjedhor

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:28
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u detyrua të anulojë tubimin zgjedhor pasi dhjetëra protestues u mblodhën në tubim dhe bërtitën mesazhe të turpshme para fillimit të fjalimit.

Kryeministri kanadez duhej t’u drejtohej mbështetësve të tij në Bolton, por ngjarja u anulua për arsye sigurie, raporton bbc.

Ai shpreson të sigurojë shumicën në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme që i thirri në fillim të këtij muaji.

Përpjekjet e tij për të siguruar shumicën në zgjedhje thuhet se janë penguar ditët e fundit nga protestat kundër vaksinimit dhe masave të tjera kufizuese të qeverisë kundër COVID-19.

Më herët të premten, turma ndërpreu vizitën e kryeministrit në një furrë buke në qytetin Nobleton, me tallje dhe mbishkrime që shkruan “Tradhtia e Trudeau”.

Kanada ka shtyer zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme nga 15 gushti për 20 shtator.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat