Uragani Ida u rrit me shpejtësi të dielën herët, duke u bërë një uragan i rrezikshëm i Kategorisë 4 vetëm disa orë para se të godiste bregdetin e Luizianës, ndërsa zyrtarët e urgjencës në rajon po bwnin pwrpjekje me hapjen e strehimoreve për të evakuuarit e zhvendosur.
Ndërsa Ida lëvizte nëpër Gjirin verior të Meksikës, erërat e tij të larta u rritën me 72 km në orë, në 230 km në pesë orë.
Qendra e uraganeve tha se Ida parashikohet të marrë hovin në 250 km në orë, raporton AP.
Energjia humbi në ishullin Grand Isle të dielën në mëngjes, ndërsa një ueb kamera në breg të detit tregoi se oqeani po ngrihej vazhdimisht ndërsa valët në rritje dridheshin dhe palmat fshikullonin.
Parashikuesit paralajmëruan se erëra me shpejtësi 100 kilometra në orë priten së shpejti në Houma, një qytet me 33,000 banorë.
Ida u intensifikua aq shpejt, sa zyrtarët e New Orleans thanë se nuk kishte kohë për të organizuar një evakuim të detyrueshëm të 390,000 banorëve të saj.
Presidenti Joe Biden miratoi deklaratat e urgjencës për Luizianën dhe Misisipin përpara mbërritjes së Idas.