Një nënë në Kaliforni ka shpëtuar djalin e saj 5-vjeçar nga kthetrat e një luani malor, në Los Anxhelos.
BBC raporton se fëmija ishte tërhequr zvarrë nga luani malor, në lëndinën e përparme të shtëpisë.
Pasi nëna pa se luani i malit i kishte marrë të birin, vrapon për ta shpëtuar, duke goditur luanin, derisa kafsha e la fëmijën 5 vjeçar.
Megjithatë djali pësoi lëndime në kokë, por fatmirësisht është në gjendje të qendrueshme shëndetësore dhe po trajtohet në një spital në Los Anxhelos.
Kapiteni Patrick Foy, zëdhënësi departamentit të kafshëve të egra në Kaliforni, i tha AP se nëna "kishte shpëtuar jetën e djalit të saj".
Pasi mbërriti në vendngjarje, një oficer i kafshëve të egra gjeti luanin e malit të strukur në shkurre.
Oficeri vrau luanin, duke besuar se ishte fajtori i mundshëm për shkak të rrezikut që paraqiste.
Sulmet nga luanët malorë janë shumë të rralla në Amerikën e Veriut.