Një 71 vjeçar thuhet se vdiq pasi u sulmua nga një krokodil i cili kafshoi krahun e tij ndërsa po kalonte nëpër ujërat e përmbytura të shkaktuara nga uragani Ida të hënën.
Sulmi ndodhi në qytetin Slideel në Luiziana. Trupi i viktimës nuk është gjetur.
Gruaja e burrit thirri policinë dhe u tha hetuesve se një aligator sulmoi burrin e saj, i cili ishte përmbytur në ujë.
Gruaja tërhoqi burrin e saj mbi shkallët dhe më pas u largua për të marrë ndihmë. Trupi i burrit nuk u gjet kurrë. Të paktën 15 persona në Slidell u shpëtuan nga shtëpitë të hënën.
Të hënën u paralajmërua se aligatorët mund të fshihen në ujërat e përmbytjes ndërsa ekipet e kërkimit dhe shpëtimit shkojnë derë më derë në kërkim të të mbijetuarve.