Partitë opozitare në Venezuelë kanë vendosur që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe rajonale të nëntorit, duke i dhënë fund bojkotimit të zgjedhjeve të mëparshme.
Vendimi është marrë disa ditë para paralajmërimit se opozita dhe presidenti Nikollas Maduro të takohen për të arritur marrëveshje për t’i dhënë fund krizës së madhe politike në shtetin latin.
Në një konferencë për media, partitë opozitare kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në procesin zgjedhor të vjeshtës.
Shteti socialist po përballet me përplasje të mëdha politike për shkak se Maduro ka injoruar dhe shtypur partitë opozitare për vite me radhë.