15 persona arrestohen për shitjen e kartonëve të rremë të vaksinimit

Amerika

15 persona arrestohen për shitjen e kartonëve të rremë të vaksinimit

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Pesëmbëdhjetë njerëz po përballen me akuza në lidhje me kartonët e rremë të vaksinimit për Covid-19.

Akuza përfshin shitjen e kartonëve dhe futjen  mashtruese të njerëzve në databazën e të vaksinuarve të New Yorkut.

Trembëdhjetë persona që janë akuzuar dhe dyshohet se kanë blerë kartonë fals “besohet se punojnë në vijë të frontit dhe punëtorë esencialë shëndetësorë,” thuhet në komunikatë.

Jasmine Clifford, 31 vjeçare, dyshohet madje se edhe ka reklamuar këta kartonë të rremë të vaksinimit përmes llogarisë së saj në Instagram dhe kartonët i ka shitur në vlerën prej 200 dollarëve.

Për 250 dollarë shtesë, Nadayza Barkley, 27 vjeçare, që punon në klinikën mjekësore në Patchogue të Long Island, fuste emrat e personave në Sistemin e Informacionit të personave të vaksinuar.

Clifford kishte shitur rreth 250 kartonë të rremë të vaksinimit për Covid-19. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat