Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në New York, New Jersey dhe Pennsylvania si pasojë e stuhive dhe uraganit Ida që goditën një pjesë të SHBA-së.
Disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në bodrumet e përmbytura derisa guvernatorët e New York dhe New Jeresy kanë shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Tetë nga viktimat ishin nga New York City, pwrfshirë edhe një djalë dy vjeç. Disa vdiqën kur u bllokuan në bodrumet e përmbytura.
Një zëdhënës i departamentit të policisë së New York tha për CNN se një grua 86 vjeçare u gjet në bodrum nga djali i saj në mesnatë.
Ndërsa, në New Jersey, kryebashkiaku Hector Lora i tha CNN se trupi i një burri të moshuar, afër të 70-ve, u nxor nga uji pasi vetura e tij ishte përmbytur. Sipas tij, zjarrfikësit bënë gjithçka për ta shpëtuar, por s’arritën.
Zyrtarët po u kërkojnë banorëve të kontrollojnë fqinjët e tyre derisa po fillojnë përpjekjet për pastrim.
Presidenti amerikan Joe Biden pritet që t’i adresohet kombit më vonë për dëmet e shkaktuara nga uragani Ida.
Banorët kanë shpërndarë video nga vendet e prekura.
Rainfall from tropical storm Ida gushing into the New York City subway pic.twitter.com/7wBH5qtM1U
— David Begnaud (@DavidBegnaud) September 2, 2021
New York is flooding again pic.twitter.com/4zX1dfoFU4
— Dr. Lucky Tran (@luckytran) September 2, 2021