Biden: Rimëkëmbja ekonomike e qëndrueshme dhe e fortë

Amerika

Biden: Rimëkëmbja ekonomike e qëndrueshme dhe e fortë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 21:31
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi sot se rritja ekonomike në SHBA është e qëndrueshme dhe e fortë, pavarësisht ngadalësimit të krijimit të vendeve të punës në gusht, për shkak të variantit Delta.

“Ajo që ne po shohim është një rimëkëmbje e qëndrueshme dhe e fortë ekonomike”, tha Biden.

“Megjithatë, pavarësisht përparimit që kemi bërë, ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në rimëkëmbjen tonë ekonomike”, shtoi ai.

Ngadalësimi i mprehtë në tregun e krijimit të vendeve të punës vjen pas dy muajsh përparim të fortë: më shumë se një milion vende pune u krijuan në korrik dhe 962 000 në qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat