Një 51-vjeçar që i nguli një shiringë të mbushur me spermën e tij është burgosur për 10 vjet.
Thomas Byron Stemen, 51 vjeç, u deklarua fajtor pasi sulmoi Katie Peters në Christopher’s Fine Foods në Maryland, SHBA.
Peters ishte duke e ecur karrocën e blerjeve kur u goditi në vithe më 18 Shkurt të vitit të kaluar. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë gruan duke mbajtur karrocën ndërsa Stemen i ngul shiringë nga prapa.

Stemen i veshur me një palë xhinse dhe një triko blu i thotë gruas: E di që ndihet si pickim bletësh, apo jo?
Pas sulmit zonja Peters hipi në makinën e saj për të shkuar në shtëpi, por e thirri djalin e saj kur filloi të ndjejë një djegie dhe gjeti një plagë mbi veten e saj.
Ajo tha: Fillova të vozis në shtëpi dhe fillova të ndjeja shumë dhimbje. Thirra djalin tim dhe i thashë se diçka nuk është në rregull dhe shpresoj se asgjë të mos ndodhë. I thashë shpresoj të arrij në shtëpi, të dua. Nuk e kisha idenë se çfarë kishte në atë gjilpërë. Mund të ishte helm miu, HIV, nuk e di.

Policia thotë se gjeti një shiringë të madhe të mbushur me lëng në makinën e Stemen gjatë një kontrolli, si dhe më shumë shiringa në shtëpinë e tij, raporton stacioni lokal i lajmeve WJLA.
Stemen u deklarua fajtor për sulmin e supermarketit të vitit të kaluar dhe do vuajë dënimin prej 10 vitesh burg.