Shteti i Perusë ka nisur fushatën e vaksinimit “derë më derë” për të shmangur valën e tretë të vaksinimit.
Pasi siguroi tre milionë doza të vaksinës kineze Sinofarm, presidenti peruan u ka dërguar porosi shtetasve të vet se do t’u shkojë në shtëpi për t’i vaksinuar.
“Do të shkojmë në lagje, shkolla, parqe, salla sportive, dyqane e deri në stadiume. Do t’ju vijmë edhe në shtëpi për t’ju vaksinuar”, ka thënë presidenti i Perusë, Pedro Castillo.
Ai planifikon që 50 për qind e popullsisë të jetë e vaksinuar deri në fund të shtatorit. Peruja ka nisur vaksinimin në muajin shkurt. Deri më tani janë shpërndarë 20 milionë doza. Rreth 9 milionë banorë janë vaksinuar plotësisht, që përbëjnë 31 për qind të krejt popullsisë.
Peruja ka mesataren më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë.