Një 73-vjeçar amerikan, Ray DeMonia vdiq pasi nuk pati asnjë shtrat të lirë në 43 spitale.
Ai nuk po kërkonte trajtim për COVID-19, por kishte probleme me zemër, kur arriti në një spital në Alabama.
73-vjeçari u bë viktimë indirekte e pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët kishin mbushur spitalet e Kujdesit Intensiv.
Pacienti nga Alabama vdiq në një spital të Mississippi, sepse nuk kishte shtretër në klinikën e Kujdesit Intensiv.