Skena të ashpra janë parë në aeroportin kryesor të Haitit pasi u kthyen migrantët që janë refuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Të martën, migrantët në aeroportin Port-au-Prince kanë bërë vrull që sërish të kthehen dhe të qëndrojnë në aeroplanin me të cilin janë kthyer në vendlindje.
Vikendin e kaluar, SHBA-ja kishte vendosur që të largonte migrantët që ishin në kufirin me Teksasin.
Rreth 13 mijë migrantë nga Haiti kanë hyrë në Teksas nga Ciudad Acuna i Meksikës, shkruan BBC.
Haitianët kishin thënë se janë larguar nga vendi i tyre sepse atje nuk ka një të ardhme të sigurt për ata.