Dy adoleshentë janë viktimat e një sulmi me armë zjarri në SHBA, ndërkohë që po prisnin autobusin e shkollës.
Si pasojë e sulmit, bëhet me dije se një prej tyre ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Louisville në Kentucky.
Fëmijët ishin duke pritur në një ndalesë në lagjen Russell rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale kur një makinë që kalonte hapi zjarr mbi ta.
Një djalë u vra ndërsa një tjetër është plagosur fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve.