Kryeministri Justin Trudeau përqafoi dy kanadezët që mbërritën sot në vendin e tyre, pas një shkëmbimi të të burgosurve që përfshiu Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.
Kryeministri Trudeau përshëndeti kanadezët Michael Kovrig dhe Michael Spavor pasi avioni i tyre u ul në Kalgari të Albertës sot herët në mëngjes.
Të dy ata u arrestuan në Kinë në dhjetor të vitit 2018, menjëherë pasi Kanadaja arrestoi zyrtaren kryesore të kompanisë kineze të teknologjisë Huawei, Meng Wanzhou me kërkesë për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara.
Shumë vende e etiketuan veprimin e Kinës si "politikë pengmarrëse". Marrëveshja mes të tre vendeve i mundësoi Kinës dhe Kanadasë të sjellë në atdhe qytetarët e tyre të ndaluar, ndërsa Shtetet e Bashkuara përfunduan një çështje penale kundër drejtueses së rëndësishme të teknologjisë kineze.