Ish-Presidenti Donald Trump vizitoi Iowa të shtunën për një tubim të stilit të fushatës. Duke folur para një auditori mijëra të pranishëm, ish-presidenti dha ndoshta sinjalin e tij më të qartë se ai synon të kandidojë në 2024.
Pavarësisht se ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij, Trump ngacmoi me sloganin e mundshme politik të fushatës së ardhshme.
“Ta bëjmë Amerikën e Madhe përsëri, e përsëri, sepse në tashmë e kemi bërë njëherë”, tha ai.
Deklarata i referohet sloganit të fushatës së ish-presidentit në 2016, "Make America Great Again", e cila shpesh shihet në kapelet e kuqe ikonike të mbështetësve të tij.
Slogani i ri, tha ai, është i ndryshëm nga slogani i tij i vitit 2020, "Keep America Great", sepse tha se sot "Amerika nuk është më e madhe".
Ndërsa Trump ka aluduar shumë për një kandidaturë presidenciale të vitit 2024, ai ende nuk ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij.
Ka pasur reagime se një pjesë e mediave i bënë një mbulim të tubimit të Iowa-s si "fushatë 2024" pavarësisht se ish-Presidenti nuk njoftoi garën e tij.