(E plotësuar) - Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është shtruar në spital në Califoni. Mjekët bëjnë me dije se ai është në gjendje shumë të mirë.
CNN shkruan se ish-presidenti Clinton u shtrua në spital për një infeksion të traktit urinar, që u përhap në qarkullimin e gjakut. “Ai është në humor të mirë, ka folur me familjen dhe stafin dhe ka qenë në këmbë”, thanë mjekët dhe stafi i tij.
“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve. Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti”, thanë mjekët, shkruan BBC.
75-vjeçari Klinton ishte të martën në Kaliforni për një aktivitet privat të fondacionit të tij, kur ishte ndjerë i lodhur dhe u pranua në spital pas testimit, sipas zyrës së tij.
***
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është shtruar në spital pas disa problemeve shëndetësore.
CNN raporton se ai po trajtohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv për një infeksion të mundshëm të gjakut të njohur si sepsis.
“Të martën në mbrëmje, ish-Presidenti Clinton u pranua në Qendrën Mjekësore UCI për të marrë trajtim për një infeksion jo të lidhur me COVID-19″, tha zëdhënësi i tij, Angel Urena, në një deklaratë për media.
Clinton në vitin 1999 ishte president i SHBA-së dhe njëri ndër personat kryesor për intervenimin e NATO-s në Kosovë.