Milioneri amerikan Robert Durst, është shtruar në spital me COVID-19, vetëm disa ditë pasi ai u dënua me burgim të përjetshëm.
Durst u shpall fajtor të enjten për vrasjen e shoqes së tij të ngushtë, Susan Berman në vitin 2000, shkruan BBC.
Ai e vrau shoqen për ta ndaluar atë që të fliste me policinë për zhdukjen e gruas së tij. Policia beson se ai vra edhe dy persona të tjerë.
Durst, i cili ka probleme të shumta mjekësore, është në ventilator, tha avokati i tij.
Ai ‘dukej më keq se sa e kisha parë ndonjëherë”, tha Dick DeGuerin për Los Angeles Times.
Nuk dihet se ku po trajtohet 78-vjeçari.