Më shumë se 600 mijë shtëpi pa energji elektrike nga moti i keq në ShBA

Amerika

Më shumë se 600 mijë shtëpi pa energji elektrike nga moti i keq në ShBA

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:35
Ilustrim

Më shumë se 600 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, mëngjesin e sotëm, në verilindje të SHBA-së, për shkak të një stuhie të dhunshme bregdetare, me erëra me shpejtësi deri në 140 kilometra në orë, sipas shërbimeve meteorologjike amerikane (NWS).

Massachussets është shteti i goditur më rëndë, me 466 000 shtëpi pa energji elektrike në orën 08:00 (12:00 GMT), me autoritetet meteorologjike që e konsideruan situatën “të rrezikshme” dhe paralajmëruan shpërthime erërash të tipit uragan”, raporton ATSh.

“Udhëtimi nuk rekomandohet”, njoftuan shërbimet e motit në Boston.

Shteti i Rhode Island u prek gjithashtu keq, me 91 000 shtëpi pa energji elektrike.

Sipas NWS, situata pritet të përmirësohet deri në fund të ditës, ndërsa stuhia bregdetare largohet nga verilindja e SHBA-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat