Një republikan fiton garën për guvernator të Virxhinias

Amerika

Një republikan fiton garën për guvernator të Virxhinias

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 09:05
Glenn Youngkin.

Republikani, Glenn Youngkin, do të zgjidhet si guvernator i ardhshëm i Virxhinias në Shtetet e Bashkuara. Ai është 2.7 pikë përpara demokratit Terry McAuliffe, me më shumë se 95% të votave të numëruara.

Votimi është parë gjerësisht si një referendum për presidencën e Joe Biden dhe humbja do të nervozojë demokratët. Në zgjedhjet presidenciale një vit më parë Biden fitoi lehtësisht në Virxhinia.

Në një fjalim për përkrahësit, Youngkin e quajti fitoren e tij një "moment përcaktues".

Zgjedhjet ishin testi i parë i madh i ndjenjës së votuesve amerikanë para mbajtjes së zgjedhjeve të mesmandatit vitin e ardhshëm për Kongres.

Në një tjetër garë kyçe për guvernator, guvernatori demokrat Phil Murphy i Nju Xhersit po përpiqet të fitojë rizgjedhjen kundër kundërshtarit republikan Jack Ciattarelli, i cili udhëhoqi garën pas 78 për qind të votave të numëruara. Por, votat nga disa bastione demokrate ende nuk ishin llogaritur./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat