Këto pamje tregojnë momentet nga revoltat e reja të shpërthyera në burgun e Guajakilit në Ekuador. 68 të burgosur humbën jetën gjatë orëve të fundit nga përplasjet mes bandave rivale në burg. Për të qetësuar situatën ka pasur edhe ndërhyrje të vazhdueshme me armë të policisë dhe ushtrisë.
Bëhet fjalë për revoltën e dytë të ashpër brenda një periudhe prej një muaji e gjysmë. Ajo e fund Shtatorit në të njëjtin burg ishte më e rënda në historinë e vendit, ku humbën jetën 116 të burgosur.
Autoritetet thonë se mes karteleve rivale të drogës brenda dhe jashtë burgjeve ka nisur një luftë e ashpër për dominim. Përplasjen e kanë zanafillën tek vrasja në Dhjetor të vitit të kaluar e “Raskinjës”, pseudonimi i kreut të kartelit Los Çoneros, pak muaj pas lirimit nga burgu.
Vrasja e tij shkaktoi një seri aktesh hakmarrjeje nga karteli i tij, që dominonte tregun ekuadorian të drogës. Duke shfrytëzuar trazirat, kartelet meksikane po përpiqen të pushtojnë tregun e drogës në këtë vend, duke krijuar aleanca me grupe vendase. Burgjet në Ekuador janë të mbipopulluara, me mbi 39 mijë të burgosur.