Presidenti Biden pritet të miratojë të hënën buxhetin për përmirësimin e infrastrukturës prej 1 trilionë dollarësh që gëzon mbështetje dy-partiake.
Buxheti parashikon shpenzime të mëdha për rrugët dhe urat në mbarë vendin, që kanë nevojë urgjente për riparim, si dhe për përmirësimin e linjave hekurudhore dhe zgjerimin e transportit publik.
Miliarda dollarë do të përdoren për përmirësimin e internetit veçanërisht për familjet me të ardhura të ulta dhe për zonat rurale.
Buxheti po ashtu parashikon përmirësimin e rrjetit energjitik të vendit, si dhe të sistemeve të ujësjellësave. Një pjesë e fondeve do të përdoren për ngritjen e pikave për karikimin e makinave elektrike, si dhe për zëvendësimin e autobusëve të transportit për nxënësit e shkollave me autobuzë që punojnë me energji elektrike./VOA