Gjyqi kundër të pandehurit për vrasjet në Kenosha, juria vazhdon diskutimet për masën e dënimit

Amerika

Gjyqi kundër të pandehurit për vrasjet në Kenosha, juria vazhdon diskutimet për masën e dënimit

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 06:32
Kyle Rittenhouse

Juria diskutoi të martën pa marrë një vendim për gjyqin ndaj të akuzuarit për vrasje, Kyle Rittenhouse, i cili qëlloi me armë tre njerëz gjatë protestave të vitit 2020 kundër padrejtësive racore në Kenosha.

Në gjyqin që zgjati dy javë, prokurorët thanë se Rittenhouse veproi si një person që “donte të bëhej ushtar”, duke provokuar një konfrontim të armatosur me protestuesit në Uiskonskin.

Avokatët e zotit Rittenhouse thanë se ai ishte i frikësuar për jetën dhe veproi në vetëmbrojtje pas konfrontimit me një "person të çmendur".

Anëtarët e jurisë do të rifillojnë diskutimin për rastin e të akuzuarit për vrasje, Kyle Rittenhouse, të mërkurën. Rittenhouse, atëherë 17 vjeç, qëlloi për vdekje dy burra dhe plagosi një të tretë gjatë një nate protestash të dhunshme kundër padrejtësive racore në verën e vitit 2020./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat