Shtetet e Bashkuara po investojnë miliarda për të rritur prodhimin e vaksinave.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të investojnë miliarda dollarë në zgjerimin e kapaciteteve për prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 në mënyrë që të kenë të paktën një miliard doza deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, shkruan newyorktimes, duke iu referuar një këshilltari të Shtëpisë së Bardhë.
Njoftimi vjen pasi administrata Biden përballet me presion nga aktivistët për të rritur furnizimin me vaksina në vendet më të varfra.
“Investimi në prodhimin e vaksinave është pjesë e një partneriteti privat-publik për të përmbushur nevojat e vaksinave si në nivel lokal ashtu edhe në mbarë botën, dhe është gjithashtu një përgatitje për pandemitë e ardhshme”, thanë Dr. David Kessler, i cili mbikëqyr shpërndarjen e vaksinave dhe Jeff Zients për New York Times, i cili koordinon reagimin e Shtëpisë së Bardhë ndaj virusit.
Vlerësohet se ky plan do të kushtojë disa miliardë dollarë dhe do të paguhet me fondet e Planit Amerikan të Shpëtimit, të cilin Biden e nënshkroi në muajin mars.