Marka e këtij automjeti u identifikua vetëm nga certifikata e pronësisë së shoferes e cila arriti të dalë prej tij, me dëmtime jo shumë të rënda pas këtij aksidenti.
“Nissan Altima” u “gëlltit” nga një trajler dy ditë më parë në SHBA.
Drejtuesja e saj arriti të frenojë megjithatë mjeti i tonazhit të rëndë nuk ndaloi në kohë, para një trafiku të rënduar duke shkaktuar një përplasje të fortë.

Mediat e kanë cilësuar mrekulli faktin që drejtuesja e mjetit ka dalë e gjallë nga automjeti