Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, feston sot ditëlindjen. Lideri i madh ka mbushur sot 79 vjeç.
Biden është lideri më i vjetër që ka udhëhequr Amerikën deri më sot.
"Ai është presidenti i parë, që mbush 79 vjeç, ndërsa është në detyrë", shkruajnë mediet amerikane.
Një ditë para ditëlindjes, Biden bëri një vizitë rutinë mjekësore. Ai kreu një kolonoskopi, gjatë së cilës do të qëndronte pa ndjenja për një kohë të shkurtër për shkak të anestezisë.
Si rrjedhojë, Biden, i transferoi zyrtarisht kompetencat ete Nënpresidentja Kamala Harris.
Në një konferencë shtypi të premten, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se presidenti telefonoi zonjën Harris rreth orës 11:35 të paradites me orën lokale, për t’i bërë të ditur asaj se vizita kishte përfunduar dhe se ishte me humor të mirë e gati për të marrë detyrën.
Kjo është vizita e parë mjekësore e rregullt që zoti Biden kryen në detyrën e Presidentit. Vizita u krye në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed, që ndodhet në Bethesda të shtetit të Merilendi.