Të paktën 19 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një aksident në Meksikën Qendrore.
Sipas autoriteteve meksikane autobusi me pasagjerë që udhëtonte u përplas me një shtëpi.
Autobusi turistik që po shkonte për në një vend fetar në shtetin e Meksikës pati një problem me frenat dhe si pasojë u shkaktua përplasja me ndërtesën.
Ministria e Shëndetësisë, deklaroi se në mesin e të plagosurve gjenden shumë gra dhe fëmijë.
Zyrtarët thanë se autobusi ishte nisur për në Santuario del Señor de Chalma, një vend i krishterë adhurimi.
Pelegrinazhet fetare janë të zakonshme në Meksikë përpara 12 dhjetorit, ditën e Virgjëreshës së Guadelupes.
