Parkimi i gabuar në Nju Jork do t'i kushtojë shtrenjtë një shoferi BMW.
BMW Seria 5 ishte parkuar në mënyrë të parregullt pranë një hidranti në Bronx në qytetin e Nju Jorkut dhe pengoi zjarrfikësit të ndërhynin dhe të shuanin zjarrin matanë rrugës.
Por ata ia dolën me shpejtësi dhe thyen xhamat e makinës, nxorrën zorrën e zjarrit dhe e lidhën me hidrantin, më pas bënë punën e tyre dhe shuan zjarrin që kishte rënë në anën e kundërt të rrugës.
Makina qëndroi në të njëjtin vend për katër ditë.
Kjo nuk është hera e parë që zjarrfikësit detyrohen të bëjnë lëvizje të tilla për shkak të makinave të parkuara në mënyrë jo të duhur.
Pronari i BMW më vonë u ankua në media.
“Më kanë prishur makinën, do më kushtojë shumë, jam i stresuar, nuk u desh ta bënin”, tha pronari.
Mediat shkruajnë se ai do të duhet të paguajë edhe një gjobë për parkim të paligjshëm prej 180 dollarësh, krahas shpenzimeve për riparimin e makinës.