Një ish-infermier nga Arizona është dënuar me 10 vjet burg për përdhunimin e një vajze me aftësi të kufizuara e cila lindi një fëmijë gjatë kohës që ishte nën kujdesin e tij.
Nathaan Sutherland u akuzua për sulm seksual ndaj një pacienteje që vuante nga një paaftësi e theksuar fizike në një klinikë në Feniks. Ai u arrestua në vitin 2019 pasi një kampion i të foshnjes përputhej me ADN-në e tij.
Vajza, e cila asokohe ishte 29 vjeç, ndiqej nga ana mjekësore në këtë klinikë qëkur kishte qenë fëmijë. Stafi tha se nuk e kishte aspak idenë për shtatzëninë e saj derisa ajo u bë gati për të lindur. Pas lindjes së foshnjes – një djalë që gëzon shëndet të plotë, nisi një hetim për abuzim seksual sepse gjendja e vajzës e bën atë të paaftë për të dhënë miratimin e aktit të marrëdhënies.
Pasi të vuajë kohën e dënimit në burg, Sutherland do të vendoset në liri me kusht për të gjithëjetën e tij si dhe do të vendoset në regjistrin publik si abuzues seksual.