Tornadot që kanë goditur SHBA-në këtë fundjavë kanë shkaktuar deri tani të paktën 100 viktima, sidomos në Kentaki, ku mendohet edhe numri më i madh i tyre.
Konfirmimet zyrtare bëjnë fjalë edhe për viktima në Tenesi, Arkansas dhe Misuri. Stuhia që goditi një pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke prodhuar deri në 30 tornado, shkatërroi edhe një magazinë të gjigantit të tregtisë elektronike “Amazon” në Ilinois, ku 100 punonjës janë bllokuar në objekt, sipas medias lokale.
Operacionet e shpëtimit zgjatën gjatë natës për të shpëtuar sa më shumë njerëz nga rrënojat. Mësohet se era shkatërroi të paktën një të tretën e strukturës. Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit Andy Beshear tha se numri i viktimave mund të rritet. Dhjetëra vetë dyshohet se kanë vdekur brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield. Guvernatori Beshear ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki ndërsa shtoi se vala e fundit e tornadove ishte më vdekjeprurësja në këtë shtet.
“Është e papërshkrueshme, ndryshe nga çdo gjë që kam parë ndonjëherë. Po shohim të fluturojnë pjesë të ndërtesave industriale, çatitë apo dhe pemët. Nëse pemët do ta kenë fatin t’i rezitojnë erës”, tha Beshear.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden shkroi në Twitter se ai ishte informuar për tornadot të shtunën në mëngjes. “Ne po punojmë me guvernatorët për t’u siguruar që ata kanë mjetet e duhura për kërkimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve.”
Some of the worst destruction from the Kentucky tornado was centered in Mayfield, a town of nearly 10,000 people. At least 110 people were huddled inside a candle factory in the area when a tornado ripped through. https://t.co/1VRJZXLBWw pic.twitter.com/Mh3i3oEzZa
— The New York Times (@nytimes) December 11, 2021