Senat, demokratët në vështirësi për të miratuar paketën e shpenzimeve

Amerika

Senat, demokratët në vështirësi për të miratuar paketën e shpenzimeve

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:44
Senati amerikan

Demokratët në Senat duket se duhet të bindin një prej senatorëve të tyre për të bërë të mundur miratimin para krishtlindjes të një projektligji shpenzimesh të mëdha buxhetore për programe sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.

Senatori democrat Joe Manchin ka kundërshtime ndaj shumës së lartë të shpenzimeve për programet që mbështet Presidenti Biden. Demokratët fillimisht propozuan një buxhet prej 3.5 trilionë dollarësh, që tani është ulur në 2 trilionë, për të siguruar miratimin e tij.

Projektbuxheti parashikon zgjerimin e kujdesit shëndetësor, mbulimin e shpenzimeve për fëmijët në sistemin parashkollor, investime në energji të pastër dhe uljen e çmimit të barnave, ndër të tjera.

Demokratët thonë se shpenzimet do mbulohen nga rritja e taskave për korporatat dhe individët e pasur. Duke qënë se senati është i ndarë 50 me 50, demokratët kanë nevojë për të gjitha votat e partisë së tyre. Ata synojnë miratimin e projektligjit para krishtlindjes, por nuk e kanë të sigurtë./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat