Varianti Omicron përbën rreth 73 përqind të rasteve të COVID-19 në ShBA gjatë, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për javën e kaluar.
Shifrat shënojnë një hap të madh që nga vlerësimi prej 12.6 përqind i një jave më parë.
Autoritetet shëndetësore të ShBA-së kishin vlerësuar fillimisht rreth tre përqind për atë javë, por rishikuan numrat e tyre në rritje të mëtejshme.
Omicron është tani lloji dominues në vend, duke e shtyrë Delta-n në vendin e dytë.
“Delta së fundmi përbënte rreth një të katërtën e rasteve”, sipas vlerësimeve të CDC-së.
Në disa shtete, mbi 90 përqind e rasteve janë varianti Omicron.
Një valë e fortë Delta goditi ShBA-në gjatë verës.
Shtatori pati një rënie të numrit të infeksioneve të reja, por që nga tetori ato kanë filluar të rriten përsëri, me numra në rritje në ditët e fundit.
Më shumë se 800 mijë njerëz kanë vdekur në ShBA në lidhje me infeksionet COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.