Stuhi e acartë në SHBA/ Pista me akull anullon fluturimet në Seattle, akulli shkakton dhjetëra aksidente

Amerika

Stuhi e acartë në SHBA/ Pista me akull anullon fluturimet në Seattle, akulli shkakton dhjetëra aksidente

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 06:23
SHBA

Dëbora e rëndë ka shkaktuar anullime të fluturimeve në aeroportin e Seattle në shtetin amerikan te Uashington, ku akulli po pastrohej nga pista dhe avionët.

Shumica e dëborës ra prej mesditës së të dielës teksa pritet që pasojat e stuhisë dimërore të vazhdojnë. Në të gjithë shtetin e Uashington, rrugët e akullta e të mbushura me dëborë po shkaktojnë probleme për shoferët.

Autoritetet vendore tha se i ishin përgjigjur një totali prej 184 aksidentesh që prej nisjes së dëborës natën e të shtunës.
Vetëm të dielën ishin raportuar 615 incidente të bllokimit të automjeteve në rrugë.

Me rënien e temperaturave nën zero gjatë natës në shumë rrugë është formuar akulli. Autoritetet e transportit publik kanë paralajmëruar shoferët që ktheheshin sot në punë të rezervojnë më shumë kohë për të arritur në destinacione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat