Një varg të shtënash në zonën e metrosë së Denverit la disa persona të vdekur dhe një oficer policie të plagosur, thane autoritetet.
Sipas medieve të huaja, policia konfirmon se janë të paktën katër persona të vdekur. I dyshuari është gjithashtu i vdekur.
“Janë katër zona të rëndësishme ku ndodhën të shtënat me armë zjarri, në qytet dhe në qarkun e Denverit”, tha shefi i policisë së Denverit, Paul Pazen.
Të shtënat e para nisën pak pas orës 17:00, kur tre persona u qëlluan, duke lënë të vdekur dy gra dhe një burrë të plagosur, sipas Pazen.
Një burrë u vra në një vend të dytë, dhe në një zone të tretë u shkrepën të shtënat, por nuk u raportua për të lënduar.