Policia supozon se kushdo që ishte në bord është i vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë në një qytet rreth 17 milje në lindje të San Diegos.
Sipas mediave të huaja, Learjet 35A, që fluturonte jashtë aeroportit John Wayne në Orange County, u rrëzua në pjesën e pa inkorporuar të El Cajon, Kaliforni.
Përplasja e ndodhur në orën 19:15 sipas kohës lokale të së hënës, ka bërë që edhe rreth 2500 konsumatorë të mbeten pa energji në zonë.
Zjarri dhe tymi mund të shiheshin në videon e siguruar nga një banor vendas ndërsa një transmetim i drejtpërdrejtë në rrjetet sociale tregoi një makinë në flakë para një shtëpie dhe mbeturina në rrugë.
Zyrtarët e zjarrfikësve nuk e dinë se sa njerëz ishin në bordin e avionit, por po punojnë me supozimin se ata kanë vdekur, thanë autoritetet për një stacion lokal NBC.
Ndërkohë nuk raportohet për viktima apo të lënduar në terren